Vetëm disa minuta kanë mbetur nga fillimi i ndeshjes së shumëpritur mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit. Ky takim do të startojë në orën 21:05 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Tifozeria bardhekuqe ka bërë gati edhe përgatitjet për dekorin në shkallët e “Elbasan Arena”. Ata kanë vendosur të “tërbojnë” serbët dhe do të shpalosin një flamur gjigant. Flamuri shqiptar pritet të hapet në çastin e këndimit të Himnit Shqiptar.