VIDEO/ Trump zgjedh armikun ‘numër 1’ të Obamas për një nga postet më të rëndësishme

136

VIDEO/ Trump zgjedh armikun 'numër 1' të Obamas për një nga postet më të rëndësishme

 

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjedhur Scott Pruitt si personin që do të drejtoje Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit.

Pruitt, prokuror i përgjithshëm nga Oklahoma, ka qenë kundërshtar i fuqishëm i rregullave për ndryshimet klimatike, të vëna nga administrata Obama.

Pruitt, shteti i të cilit është prodhues i madh i naftës dhe gazit në SHBA, ka udhëhequr sfida gjyqësore ndaj rregullave të presidentit Barack Obama, të cilat kanë bërë që termocentralet të kalojnë nga qymyri në gaz natyror dhe burime të tjera të pastra të energjisë.

Lajmi për zgjedhjen e tij ka zemëruar aktivistët mjedisorë, por ka gëzuar industrinë e fuqishme të naftës.

Rregullat për termocentralet, së bashku me rregullat që rrisin standardet e karburanteve të automjeteve, janë pjesë qendrore e planit të Obamës, për të vepruar në përputhje me Marrëvshjen e Parisit për Klimën.

Trump, gjatë fushatës zgjedhore, ka thënë se do ta tërheqë SHBA-në nga kjo marrëveshje, por që kur është zgjedhur President, Trump ka qenë më i hapur ndaj saj.

Lexo edhe

Comments