(VIDEO) U DËMTUAN DISA SHTËPI NGA TËRMETI
Tërmeti i cili tronditi qytetarët shkupjanë, por edhe më gjërë që prej orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme ka sjellur dëme materiale disa banorëve. Mure të çara, kulm i prishur dhe dëme të tjera në orenditë shtëpiake janë evituar në një shtëpi në lagjen e njohur si Teneqe Mëhallë. Gruaja e pafuqishme për t’u përballur me fatkeqësinë tregon ato pak gjëra që kishte dhe që iu shkatërruan.
“Muret janë rrëzu. Në banjo janë rrëzuar të gjitha edhe kulmi është çarë”, deklaroi zonja e shtëpisë.
Kjo familje qëndroi te disa familjarë mbrëmë me frikë se mund të ketë goditje të tjera sizmike.
“Ta shofim do të shkojmë ndokun te kojshitë do të shkojmë ndokun të rrimë. Frikësohemi mos të na zë kuedi çka do bëhet vec Zoti e di”, tha ajo.
Mbrëmë shumë qytetarë qëndruan në tenda në parqe dhe oborre duke iu frikësuar faktit që mund të kishte dridhje me intensitet më të lartë. Paniku ishte edhe më i lartë për faktin se një tërmet me përmasa katastrofike ka ndodhur pikërisht në Shkup në vitin 1963.