VIDEO/ Vdekja e Ergi Dinit, flet këngëtarja e njohur: Takimi i fundit me të dhe çfarë i thashë

354
fresco

VIDEO/ Vdekja e Ergi Dinit, flet këngëtarja e njohur: Takimi i fundit me të dhe çfarë i thashë

midle

Ergi Dini, këngëtari 22-vjeçar është përcjellë ditën e djeshme për në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes, Shkodër.

Djaloshi që u bë i famshëm nga “X Factor 3”, humbi jetën të hënën në mbrëmje, në një aksident së bashku me mikun e tij, Kejdi Halili. Një sërë personazhesh të njohur të skenës e televizionit, kanë qenë të pranishëm sot në varrimin e këngëtarit Ergi Dini në Shkodër. Sipas raportimeve të mediave, mbi 200 njerëz u mblodhën në apartamentin e familjes Dini në Shkodër, për të përcjellë Ergin për në banesën e fundit.

Vera Grabocka, Alketa Vejsiu, Rozana Radi, Juliana Pasha, Kejsi Tola, Samanta Karavella, Beatrix Ramosaj, Alban Ramosaj, Arnita Beqiraj, Olta Boka, Erik Lloshi etj., u panë t’i qëndrojnë pranë motrës së tij Barbana dhe pjesës tjetër të familjes në këtë ditë pikëllimi. Miqtë e afërt të Ergit kanë qenë të parët që kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e djaloshit të talentuar. Nga rrjetet sociale ata kanë ngushëlluar familjen, duke risjellë edhe njëherë Ergin ashtu siç ata e njihnin. Një nga mikeshat më të afërta të tij, por edhe të së motrës, Barbanës, është edhe Anjeza Branka.

Në një prononcim për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”, Anjeza mes dhimbjes ka risjellë edhe njëherë takimin e fundit me Ergin. “Takimi i fundit ka qenë në aeroport, dy ditë para aksidentit. Aty dhe jemi ndarë.

Unë kam shkuar për në Dyseldorf, ai dhe e motra Barbana po ktheheshin për në Tiranë, dolëm dhe pimë një cigare jashtë aeroportit. Dhe pengu im është që kur u ndamë i thashë ‘hajde se shifemi’, as nuk i putha…

Nuk di se çfarë të them! Ende nuk më besohet! Ergin e kisha si vëllain tim të vogël”, – ka mundur të shprehet një nga mikeshat më të afërta të Ergit dhe Barbanës.


Percillet ne banesen e fundit Ergi Dini by news-al

Comments