VIDEO/ Vrasja në Kuçovë, flet vëllai: Ishin në gjendje të mjeruar, borxhet janë shkaku i krimit

255

VIDEO/ Vrasja në Kuçovë, flet vëllai: Ishin në gjendje të mjeruar, borxhet janë shkaku i krimit

 

Tri ditë pas krimit në familje në fshatin Drizë të Kuçovës kanë reaguar të afërmit e Ruzhdi Luzit. Edhe pse policia dyshon për motive xhelozie vëllai i tij Neki Luzi thotë se shkak për krimin janë bërë borxhet që kishin pasi ishin të papunë.

Ky është burri që vrau gruan e tij, nënën e tre fëmijëve në Drizë të Kuçovës.  Pasi darkoi dhe të vegjlit fjetën, ai e sulmoi me thikë në fyt. Ruzhdi Luzi 57 vjeçar njihej si person i mbyllur.

Moebel THEMA

Policia dyshon se Luzi e ka vrarë për shkaqe xhelozie. Siç edhe mësohet, kështu ka deklaruar para hetuesve autori i krimit. Por vëllai i tij mendon se pasojat janë nga ekonomia e dobët. Luzi ishte me borxhe dhe i papunë.

Majlinda Luzi nënë e tre fëmijëve gjithashtu ishte e papunë. Në publik ata dukeshin një çift që shkonin mirë. Ndërsa brenda mureve të shtëpisë marrëdhënia midis burrit dhe gruas ishte ndryshe.

Pas arrestimit dosja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Lexo edhe

Comments