(VIDEO) Zaev dhe Ademi: Bashkë do t’i zgjidhim problemet e qytetarëve
Bashkë jemi të unifikuar. Koncepti është një shoqëri për të gjithë. Vetëm të bashkuar mund t’i zgjedhim problemet, tha kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në takim me banorët e fshatit Shemshovë të komunës së Jegunocës.
Ai ka kërkuar përkrahje për kandidatin e tyre Darko Bllazhevski nga gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike. Ai do ju shërbejë qytetarëve, tha Zaev.
Në mbështetje të kandidatit të LSDM-së dhe koalicionit për kryetar të Jegunocës, në emër të BDI-së foli edhe Abdilaqim Ademi.