
Champions League është rikthyer në mënyrën më fantastike të mundshme me skudrat që kanë dhuruar spektakël me përmbysjet e rezultateve.
Liverpool fitoi me frymën e fundit pasi ishte Roberto Firmino ai i cili shënoi në limitin e kohës shtesë por ajo që u komentua gjatë është reagimi surprizë nga stoli i Mohamed Salah.

Në minutën e 85’ egjiptiani u zëvendësua me Shaqirin i cili minutave të fundit i dha freski repartit të sulmit.
Ashtu siç mund ta shihni në videon më poshtë teksa Firmino me shokë po festonin në fushë, kamerat e kapën Salah në stol duke e hedhur për toke një shishe uji.
Reagimi i tij po bën xhiron në rrjet ku shumë e shpjegojnë si zemërim dhe shumë të tjerë si festë.