Video+16/ Ky është mësuesi ish-ushtar që rreh brutalisht nxënësit

213

Screenshot_8

 

 

 

 

 

 

Pradeep Arora, një ish ushtar, që tashmë është mësues i gjuhës angleze në një shkollë fillore në Haryana të Indisë, është filmuar teksa rrihte mizorisht nxënësit duke i qëlluar me shkop apo duke kapur prej flokësh.

Ish-ushtari mësues, sillet dhunshëm me nxënësit kur nuk mbajnë shënime, kur nuk bëjnë detyrat e shtëpisë dhe kur kanë kanë rezultate të ulëta në provime.

Për këtë arsye, ai i ka kapur disa nxënëse për flokësh dhe i ka qëlluar me shpulla në fytyrë. Kurse me meshkuj ka aplikuar një metodë të vjetër ndëshkimi, duke i qëlluar me shkop për disa herë në të dyja shuplakat e duarve.

Pasi videoja është publikuar, Arora ka justifikuarvetën duke thënë se nxënësit duhet të dënohen kur nuk mësojnë, në mënyrë që të përkushtohen më shumë.

Comments