Skuadra e Romës ka vazhduar me fitore në Serie A, pasi në udhëtim ka mposhtur Crotonen me rezultat 0:2.
Golin e parë për Romën e shënoi Radja Nainngolan, ndërsa të dytën Edin Dzeko, i cili në pjesën e parë kishte humbur një penallti.
Pas kësaj fitoreje Roma kthehet në vendin e dytë me 53 pikë, katër më pak se sa Juventus, që sonte luan ndaj Cagliarit në udhëtim. /Express/

