Vidhen 14.500 euro në Shkup


Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e shkupjanit K.E. të moshës 71-vjeçe. Bëhet me dije se janë vjedhur 14.500 euro. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11.15- 12.45, në rrugën Borka Talevski. Kryerësi i aktit është futur në shtëpi nga dera hyrëse dhe në çantë ka gjetur 7.000 euro dhe stoli ari.
Policia e heton rastin.