Vidhen dy arka në dy xhami të ndryshme të Kosovës

276
fresco

Janë shpeshtuar rastet kur vidhen arkat në xhami të ndryshme në Kosovë. Një gjë e tillë ndodhi edhe gjatë ditës së djeshme në një xhami në Prizren.

Nga hyrja me forcë në këtë xhami, i dyshuari i panjohur ka hapur arkën për humanitet dhe ka vjedhur rreth 30 euro dhe 20 lira turke.

Një vjedhje e ngjashme ka ndodhur edhe në një xhami në Novobërdë.

Përmes raportit të policisë është bërë e ditur se persona të panjohur kanë hyrë në xhami dhe kanë vjedhur arkën për humanitet dhe një hard disk të kompjuterit.

Comments