Vidhet ari në Pejë


Një person nga Peja ka njoftuar se dje në shtëpinë e tij persona të panjohur i kanë vjedhur stoli të arit
Policia ka njoftuar se dje rreth orës 12:20 në komunën e Pejës viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari.
”Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin”, njofton policia./21Media