Vidhet arka e xhamisë “Murat Pasha” në Çarshinë e Shkupit (FOTO)


Të shtunën që shkoi, 26 nëntor, është vjedhur kasaforta e xhamisë “Murat Pasha” në Çarshi të Shkupit, njoftoi gazeta “KOHA“.
Hajnat brenda xhamisë janë futur nga xhamat e pasëm të xhamisë, ndërsa kanë thyer kasafortën, në të cilën besimtarët dhurojnë shuma të vogla parash e që shërbejnë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e xhamisë.
Këshilli i xhamisë rastin në fjalë nuk e ka paraqitur në polici, pasi siç thonë ata, nuk bëhet fjalë për shumë të madhe parash që janë vjedhur.


