Vijnë telefonata për akte terroriste në Shqipëri. Një person i dënuar nën hetim. Ja emri

319

Vijnë telefonata për akte terroriste në Shqipëri. Një person i dënuar nën hetim. Ja emri

Moebel THEMA

Një i dënuar është vendosur nën hetim për akte terroriste, pasi nga burgu ku ai vuan një dënim ka telefonuar dhe ka kërcënuar se do të bënte akte terroriste.

Si rezultat i monitorimit dhe punës së bërë  nga Drejtoria e  Antiterrorit, më datë 25 nëntor 2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dënuarin Naim Behari, (Nikolas Kostandinos), i cili ndodhet në burgun e Fushë Krujës.

Ky i fundit akuzohet për veprën penale “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Ky person është i dënuar dhe vuan dënimin për vrasje dhe ka kërcënuar nga telefoni i burgut se do të  kryente akte terroriste

Comments