
Milani ofron 30 milionë euro për Leonardo Bonucci, por Juventusi kërkon 45 milionë euro. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga mediat përtej Adriatikut të cilat po përflasin një transfertë të bujshme të mbrojtësit italian në “San Siro”, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.
“Sky Sports” po raporton se ka pasur kontakt të mëtejshëm me agjentin e Bonucci, Alessandro Lucci ndërsa negociatat kanë vijuar edhe mes dy klubeve.

Lucci po vepron si ndërmjetës në marrëveshje, me ofertën e Diavolo 30 milionë Euro, ndërsa “Zonja e Vjetër” kërkon më shumë.
Mattia De Sciglio mund të përfshihet në këtë marrëveshje, gjë që mund të ulë çmimin që kërkon Juventusi për Bonuccin.
Kujtojmë që mëngjesin e sotëm në mënyrë indirekte reagoi Bonucci i cili postoi një foto shumë domethënëse në rrjetet sociale e cila u interpretua si besnikëri ndaj Juventusit: “Gati për t’iu rikthyer punës. Gati që të fillojmë përsëri”, shkroi Bonucci.