Viktima e tretë nga përmbytjet, fëmijët e nxorën kufomën nga lumi

610
fresco

Viktima e tretë nga përmbytjet, fëmijët e nxorën kufomën nga lumi

midle

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me personin e tretë që ka humbur jetën sot gjatë reshjeve të dendura.

Një trup i pajetë është nxjerrë nga uji në zonën e Babrrusë në Tiranë. Sipas policisë, bëhet fjalë për një mashkull të moshës nga 40-50-vjeç.

Viktima u gjet te ura e Lumit të Tiranës, dhe ende nuk është arritur që të bëhet identifikimi i tij.

Mësohet se viktima ishte veshur me pantallona jeshile, bluze dhe xhaketë. Mësohet se kanë qenë disa fëmijë e që kanë tërhequr nga këmba për ta nxjerrë në breg të lumit. Policia ka dhënë më parë edhe disa të dhëna për viktimën e gjetur që i përket seksit mashkull dhe është i moshës rreth 50 vjeç. Trupi i viktimës ndodhet në morg.

Comments