Viktimat e varrezës masive në oborrin e shtëpisë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të djegur
Një varrezë masive është gjetur javën e kaluar në oborrin e shtëpisë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Lajmi është konfirmuar edhe nga vet kreu i BDI-së, i cili kishte njoftuar edhe një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Zajaz të Kërçovës.
Sipas raportimeve të para, nuk dihet se cilët mund të ishin viktimat në këtë varrezë masive, nëse ka burra, gra dhe fëmijë, dhe nëse pjesa më e madhe e tyre të ishin qëlluar në kokë.
Siç mëson Zhurnal, udhëheqësi i BDI-së, Ali Ahmeti ka kërkuar që të autorizohen grupe të posaçme ekspertësh për gjetjen e viktimave. Në këtë varrezë dyshohet se ndodhen eshtrat e viktimave që janë vrarë vite e vite më parë në Maqedoni.
Edhe dje kanë vazhduar kërkimet dhe janë gjetur eshtra tjera dhe për fat të keq, është konstatuar nga mjekesia ligjore që viktimat e varrezës masive janë djegur. Prokuroria ka hap rast hetimor ndersa këtë e ka konfirmuar zyrtarisht edhe MPB.
Zhurnal merr vesh që kerkimet do të vijojne edhe sot si dhe do të zgjerohen edhe në lokacione tjera në rrethinë ku ka patur raportime për ekzekutime masive.