Viroza sezonale, shkaku për vdekjen e dyvjeçares në Ohër

264

Gjatë fundjavës në Ohër ndërroi jetë një fëmijë i moshës dyvjeçare i cili, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, del të ketë vdekur nga viroza sezonale.

”Pacientja e mitur, për herë të parë është sjellë në repartin për fëmijë në Ohër, më 25 gusht me simptome të shqetësimit. Pas analizave dhe kontrolleve të bëra, i është dhënë tretman adekuat dhe udhëzim për tretman të mëtutjeshëm. Pastaj, më 26 gusht, në ora 16:40 është bërë edhe një kontroll ku janë vërejtur simptome të ndryshme si dhimbje në bark, vjellje, dhe dehidratim të lehtë. është bërë rehidrimi dhe pacientja ështtë lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.” thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më vonë, në ora 23 e 55 minuta, fëmija është sjellë pa shenja të punës së zemrës, pa puls dhe pa vetëdije.

Edhe pas kujdesit intensiv, është konstatuar vdekja një orë e gjys pas sjelljes së fundit në spital.

Nga Ministria e Shëndetësisë shprehin keqardhje dhe ngushëllime deri tek familja e vajzës së vogël dhe informojnë për formimin e një komisioni për hetim të tërësishëm të ngjarjes.

Comments