Vizita e Da Costas, policia del me njoftim për bllokim të përkohshëm rrugësh

80
fresco

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 14-15 maj 2025, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë presidenti i Këshillit të Evropës, z. Antonio Luis Santos da Costa.

midle

Me këtë rast, Policia e Kosovës, në bashkërendim me autoritete kompetente, gjatë kësaj vizite, e cila realizohet në Republikën e Kosovës, do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si edhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve të personaliteteve të larta sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Comments