Vjedhje e madhe në Luvër – bizhuteria e grabitur kap vlerën e 88 milionë eurove

66
fresco

Bizhuteria e vjedhur nga Luvri të dielën ka një vlerë të llogaritur prej 88 milionë euro, njoftoi prokurorja franceze, Laura Béquou, duke iu referuar kuratorit të muzeut.

“Kjo shifër është e jashtëzakonshme, por humbja për trashëgiminë kulturore franceze është edhe më e madhe,” tha Béquou.

Mes bizhuterive të vjedhura janë sende që dy perandorët Napolon ia kishin dhuruar bashkëshorteve të tyre. Vjedhja, që ngjante si skenë filmi, zgjati vetëm disa minuta pasi katër hajdutë të maskuar hynë në muze gjysmë ore pas hapjes të dielën, duke marrë tetë objekte të çmuara.

Duke qenë se hajdutët nuk janë kapur tre ditë pas vjedhjes, ekspertët frikësohen se bizhuteria mund të mos kthehet kurrë.

“Shpresojmë që shpallja e vlerës së bizhuterisë të bëjë që hajdutët të mendojnë dy herë dhe të mos e shkatërrojnë. Ata nuk do të marrin fitimin e pritshëm nëse shkrijnë këto gurë të çmuar,” tha Béquou.

Hajdutët përdorën një kamion të pajisur me ashensor mekanik për të hyrë në galerinë “Apollo” përmes ballkonit. Dy prej tyre hyjnë nëpër një dritare në katin e parë dhe hynë në muze. Ata kërcënuan rojet e muzeut, të cilët evakuuan godinën. Hajdutët tentuan të djegin mjetin e tyre jashtë, por u penguan nga një punonjës i muzeut dhe më pas u panë duke u larguar me motoçikleta.

Autoritetet besojnë se bëhet fjalë për një ekip profesionistësh, duke marrë parasysh shpejtësinë dhe organizimin e tyre gjatë grabitjes.

Comments