Vjedhje në Siniçan të Tetovës, grabitet një gjerdan me vlerë 4 mijë euro



Policia e Tetovë kumtoi për një vjedhje të ndodhur në fshatin Siniçan të rrethinës së Tetovës.
Një 58 vjeçar (inicialet G.D), nga ky fshat, mbëmë denoncoi në Policinë e Tetovës, vjedhjen e ndodhur në shtëpinë e tij familjare, diku mes datave 13 dhe 14 tetor.
“Deri tani persona të panjohur, përmes derës së shtëpisë e cila nuk ka qenë e mbyllur me çelës, kanë hyrë brenda dhe nga dhoma e gjumit kanë vjedhur një gjerdan prej ari me tre kolona, dhe pastaj nga ballkoni i dhomës janë larguar në drejtim të panjohur”, kumton për Agjencinë e Lajmeve “Flaka”, zëdhënësi i Policisë, Marjan Josifoski.
Dëmi i shkaktuar llogaritet në 240 mijë denarë, kurse gjatë kohës kur është kryer vjedhja, i zoti i shtëpisë dhe bashkëshortja e tij kanë qenë duke qëndruar në pjesën ndihmëse të shtëpisë.
Policia ka kryer ekspertizë dhe punon në identifikimin e autorëve.