Vjen edhe një tjetër përmirësim fantastik nga Facebook

306

Facebook është duke e përmirësuar kamerën në aplikacionin e tij, duke sjellë realitetin virtual të ngjashëm me Snapchat.

Veçoritë e reja në Facebook përfshijnë maska të animuara për selfie të ngjashme me Snapchat, grafika dhe filtra të ndryshëm.

Të gjitha këto veçori Facebook i ka përmbledhur në një emër, duke e quajtur “kamera e re” të cilën mund ta hapni direkt nga Faqja e të Rejave.

Dhe në vend që t’i publikoni në Faqen e të Rejave, ju do të jeni në gjendje që të shpërndani në mënyrë private fotot dhe videot që bëni, përmes inboks-it të ri ‘Facebook Direct’.

Comments