Vjosa Osmani fton qytetarët e Kosovës të protestojnë kundër Hashim Thaçit

260
fresco

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në llogarinë e saj në ‘Facebook’, se rezoluta e Kuvendit të Kosovës me gjasë do të jetë e pamjaftueshme për të ndalur aventurat e Hashim Thaçit.

Deputetja Osmani ka sqaruar se kjo rezolutë do të jetë e pamjaftueshme, sepse Thaçi mbanë titullin e kampionit për shkelje të rezolutave, andaj me 7 shtator kur Thaçi do të udhëton për Bruksel, do të duhet të dilet në protestë paqësore.
Shkrimi i plotë:
Rezoluta e Kuvendit të Kosovës do të jetë e rëndësishme, por me gjasë e pamjaftueshme, për të ndalur aventurat e rrezikshme të Thaçit në dëm të sovranitetit të vendit. Thaçi mbanë titullin e kampionit për shkelje të Rezolutave të Kuvendit.
Prandaj, më 7 shtator, kur Thaçi udhëton për Bruksel për të bërë edhe një hap tutje drejt ndarjes së Kosovës, ne qytetarët e Kosovës, do të duhej të protestonim paqësisht, por masovikisht, për t’i dëshmuar atij dhe kujtdo tjetër që Kosova është një dhe e pandashme.

Comments