Vjosa Osmani kandidate e LDK-së për Prishtinën?

260

Dega e tretë e LDK-së e propozon Osmanin për kandidate për Prishtinë

Me rekomandim të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe Kryesisë Qendrore të LDK-së, që degët e Prishtinës t’i bëjnë propozimet për kryetar komune, është Dega e Tretë e LDK-së, që njihet edhe si “Dega e Presidentin Rugova”, e cila tashmë ka dhënë propozimin e saj.

Burime të KosovaInfo-s kanë thënë se kjo degë e propozon Vjosa Osmanin për kandidate për kryetare të Prishtinës.

“Në mbledhjen e sotme, Dega me votim unanim ka vendosur që Vjosa Osmani, njëherësh femra më e votuar të jetë kandidate për kryetare e Komunës së Prishtinës”.

Vjosa Osmani është deputetja e gjashtë më e votuar në Kosovë, larg gruaja më e votuar me 64,131 vota.

Comments