Vjosa Osmani: RTK1 duhet të transmetoj seancën vetëm në gjuhën shqipe, jo serbe

492

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, gjatë seancës së Kuvendit i ka bërë një vërejtje Radio Televizionit të Kosovës për transmetimin në gjuhën serbe në “RTK1”, shkruan IndeksOnline.

RTK 1 në fillim të seancës ka përkthyer fjalimet e deputetëve në gjuhën serbe.

Osmani ka thënë se RTK1 duhet të transmetoj seancën vetëm në gjuhën shqipe ndërsa RTK2 dhe RTK3 është për komunitetet jo shumicë.

“Një vërejtje ju lutem, para pak minuatve mora informatën që RTK1 ka transemtuar seancën në gjuhën serbe, RTK1 duhet të transmeton seancën vetëm në gjuhën shqipe. Ndërsa RTK2 dhe RTK3 është për komunitetet jo shumicë”, tha ajo./IndeksOnline/

Comments