Vjosa Osmani: Serbia, fëmijë i lazdruar i Evropës

426

 

Pas pauzës ka filluar vazhdimi i seancën plenare ku po diskutohet për situatën aktuale të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Me këtë rast, deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani-Sadriu tha se Serbia është duke i shkelur të drejtat e shqiptarëve në luginë.

Sipas saj, shqiptarët në luginë po mbahen në terror nga shteti serb, njofton ‘zëri’.

“Përderisa shteti serb akoma po trajtohet nga BE si fëmijë i lazdruar i Evropës, po ashtu mbetet shkelësi më i madh i të drejtave dhe lirive të njerëzve. Serbia po shkel të drejtat dhe liritë e shqiptarëve e akoma po i mban ata në presion dhe terror. Akoma këto komuna mbesin i vetmi rajon në Serbi në të cilin pa ndërprerë kemi forca të xhandarmërisë”, tha ajo.

Comments