Vladimir Putin ndërton shkollën 7 milionëshe me emrin e Khabib

521

30-vjeçari, i cili kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje të re fitimprurëse me UFC, u përgëzua personalisht nga Putini vitin e kaluar pas fitores së tij brutale ndaj Conor McGregor.

Babai i Khabib, Abdulmanap, pohoi se i biri i tij e pyeti Putinin nëse do të ishte e mundur të rriteshin fondet shtesë në sistemin e arsimit në Dagestan – ku ylli i UFC-së ka lindur – gjatë takimit të vitit të kaluar, transmeton lajmi.net.

Abdulmanap i tha gazetës ‘Teacher’ këtë javë: ”Pas apelit të Khabib, Vladimir Putin nënshkroi një dekret që caktoi rreth 600 milionë rubla në Republikën e Dagestanit për të hapur një shkollë të quajtur Khabib Nurmagomedov”.

Ai shtoi: “Unë shpresoj se këto para do të shkojnë për qëllimin e synuar dhe ne do të kemi mundësinë për të mësuar më mirë, për të edukuar, për të dhënë rezultate. Ne do të punojmë për këtë”.

Khabib nuk e ka të zhvilluar asnjë luftë që nga muajti tetor, kur në raundin e katërt e nokautoi McGregorin – meçi që mori vëmendjen e gjithë botës.

Comments