Vlahutin u rrëfen gjermanëve si u bënë milionerë, gjyqtarët shqiptarë

144

 

romana vlahutin

Në një intervistë për radion gjermane, Deutschlandfunk, ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin ka deklaruar se Reforma në Drejtësi do të hetojë lidhjet e gjyqtarëve me krimin e organizuar.

“Tingëllon e çuditshme, por në fillim të viteve 1990, të gjithë gjyqtarët ishin të kohës së komunizmit. Më pas nisi një kurs gjashtëmujor për të formuar gjyqtarët e rinj. E gjitha kjo bëri që korrupsioni të jetë një problem i madh i drejtësisë. Me reformën në drejtësi, gjyqtarët do kalojnë në të ardhmen në një proces hetimi, për të zbuluar lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe për të mësuar për të ardhurat e tyre. Nuk është sekret, që disa gjyqtarë këtu janë ndër njerëzit më të pasur në vend- edhe pse marrin 800 euro në muaj”, tha ambasadorja.

Vetë Vlahutin është vendosur në qendër të debatit në Shqipëri për shkak të një raportimi se ajo është hetuar për fshehje pasurie në vendin e saj, në Kroaci. Dje ajo foli për herë të parë rreth këtij problemi, duke dhënë argumentet e saj, të cilat ishin thjesht keqkuptime aksidentale procedurash.

Comments