Vlerësohet puna e hoxhë Halil Kastratit, merr mirënjohje

184
fresco

Për punën e tij të palodhshme për familjet në nevojë, është vlerësuar puna e hoxhë Halil Kastratit.

Komuna e Malishevës sot ka ndarë mirënjohje dhe takim falenderues për hoxhë Halil Kastratin , udhëheqës i ‘Jetimat e Ballkanit.

Pas mirënjohjes që Bega i dha Kastratin ai njohu kontributin e ndërtimit të shtëpive për familjet në nevojë.

midle

“Ne ju jemi mirënjohës për kontributin që ju si shoqatë keni dhënë për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës, qoftë përmes ndërtimit të shtëpive, ashtu edhe me ndihma tjera, si dhe për bashkëpunimin me Komunën e Malishevës”, tha Begaj,

Nga ana tjetër, hoxhë Halil Kastrati, pas pranimit të mirënjohjes tha se ndihet mirë kur udhëheqësit lokal të komunave, si në këtë rast, e vlerësojnë punën dhe angazhimin e shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”.

Në këtë takim falënderues, hoxhë Halil Kastrati, premtoi se krahas tri shtëpive që janë duke i ndërtuar aktualisht në Komunën e Malishevës, shumë shpejt do të ndërtojnë edhe dy shtëpi të tjera, për familjet në nevojë.

Comments