Vlorë, masakruesin e 12-vjeçarit në Palasë e largojnë nga paraburgimi

307
fresco

 

midle

jorgo-zani

Masakruesi i fëmijës 12 vjeç në Palasë, Jorgo Zani, është larguar nga paraburgimi i Vlorës ku mbahej deri pak ditë më parë, pasi prokurori ka kërkuar vlerësimin e gjendjes psikike të tij.

Zani është dërguar në Tiranë për t’u diagnostikuar dhe sipas burime nga prokuroria, nuk është rikthyer më në Vlorë. Gjatë kohës së paraburgimit ai nuk është vizituar nga asnjë i afërm.

Gjykata e Vlorës vendosi arrest me burg për Zanin në 19 gusht dhe që gjendja e tij psikologjike të vlerësohej nga një komision prej 5 ekspertësh nga Tirana. Mësohet se pyetjeve që iu drejtuan iu përgjigj me qetësi pa shfaqur asnjë pendesë.

Dyshohet se rasti i tij është unik në Shqipëri.

 

Comments