VMRO apo LSDM-kjo është cështja!
Urim SALIHU
Njëra do jetë pa pikë dyshimi fituesja e zgjedhjeve të ardhshme .Ne akoma nuk e dijmë se si janë punët në terrenin e vështirë të politikës.Fushata po mer permasa.VMRO mbetet e fortë, dhe LSDM që bën përpjekje të pakompromis për ta rrëzuar nga pushteti.Midis aferave të shumta, përplasjeve, krizës së jashtëzakonshme edhe pak ditë e ndajnë Maqedoninë se kush nga këto dy forca do merr timonin e shtetit.Ka të ngjarë që të dyja të vazhdojnë të qeverisin në një qeveri teknike pas zgjedhjeve ,sepse në horizont shohim të tjera gjëra.Shumë nga aktorët politikë nuk drejtojnë më funksione sepse dhanë dorëheqje dhe opozita tashmë ka ministrinë më të fortë-atë të të brendshme.Në Qeveri për momentin janë të dyja bashkë .Të dyja bëjnë një luftë të pakompromis me njëra-tjetrën.Secilën ditë ka patur përplasje midis drejtuesve të ministrive te te dy subjekteve . Tani është momenti që kush do mposht tjetrën.VMRO do tani një mandat, më të rëndësishmin deri tani, ate te mbijeteses dhe LSDM do tani të fitojë zgjedhjet ose lideri i saj pas humbjes i thotë lamtumirë kreut të partisë.
Kur e sheh z. Zaev të flet për ndryshimin e madh të bëhet se ai vjen nga Britania , të bëhet se në thellësinë e tij është një ndryshim rrënjësor, një liberal i madh , të bëhet se do që shoqërinë shqiptaro-maqedonase t’a integrojë deri aty ku nuk kap dot imagjinata.Madje morri pranë vetes edhe ca shqiptarë dhe i futi në lista për deputetë .Vetem ai e di perse e beri kete-per vota shqiptare apo per strategji tjera ?!Por ai harron të kaluarën e partisë së tij që është regjistruar kaq trishtë në memoriet e shqiptarëve dhe kjo të bën të akullt,me doza dyshimi nëse është cështje fushate apo vërtetë e do këtë ndryshim të madh?!.Tjetri është i hapur.Një nacionalist i hapur.Nuk do kompromise dhe ato i thotë troç, pa pikë mëdyshje.Kjo ti ngatërron gjërat disi.Dhe kulmi i kësaj është mbështetja e një deputeti gjerman partisë maqedonase në pushtet dhe aq më tepër prania e ministrit të jashtëm austriak z. Kurz në tubimin e VMRO-DPMNE-së , kjo t’i mjegullon kaq shumë gjërat sa nuk e parashikon asgjë më se cfarë do ndodhë më 11 dhjetor?!Ajo që është në kokën e njerëzve se të ” jashtmit” vendosin, kjo ka marrë fund. Si ta shpjegojmë praninë e z. Kurz në tubimin e një partie dhe si ta gjykojmë nëse një personalitet i madh i politikës ndërkombëtare ka gabuar me pranine e tij atje , sic themi rëndom ?!
Këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme, më të rëndësishmet për të dyja palët.Humbja e njërit apo tjetrit do ti dërgojë të dy liderët drejt fundit politik të tyre ndoshta edhe më keq se kaq.