VMRO DPMNE, akuzon LSDM për huamarrje të re në vlerë 44.7 milion euro; LSDM, borxhi publik është zvogëluar

243

Në auksionin e letrave me vlerë planifikojnë të marrin hua prej 44.7 milion euro bëjnë të ditur nga VMRO DPMNE.Sipas tyre derisa ishte në opozitë LSD kritikonte ashpër huatë ndërsa tani futen në borxhe pa nevojë.

“Qytetarët ende presin përgjigje se në xhepat e kujt përfundojnë këto para.Pse LSD nuk e ha zvogëluar borxhin publik sic premtonte para zgjedhjeve por përkundaryi po e thellon. A shërbejnë këto të holla për punësimet partiake të LSD së dhe partizimin e shtetit.LSD me ribalansin e buxhetit mundësoi të mirren hua 150 milion euro dhe filluan tio harxhojnë edhe rezervat shtetërore”, shprehet deputeti i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Delev.

Sipas Delev LSD nuk guxon që të fus në borxhe vendin për harxhime të pabaza pa I pyetur paraprakisht qytetarët prej paratë e të cilëve shpenzohen për tu kthyer borxhet.

Sipas tij për këtë paaftësi dhe jopërgjegjësi te LSD së së shpejti do të ketë përgjegjësi politike edhe atë së shpejti me mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Ndërkohë sipas LSDM së VMRO-DPMNE për 11 vite në mënyrë të pakontrollueshme i ka fut në borxh qytetarët, prej më shumë se 50% nga Bruto produkti i brendshëm.

“Me akuza të zbrazëta për gjoja shpenzim të rezervave valutore, VMRO-DPMNE tregon paditurinë themelore të menaxhimit me financa, sepse këtu bëhet fjalë për pagesë të kredive dhe kësteve të ekzistuese për borxhet e vjetra përmes llogarisë së vetme të shtetit. Për shkak të menaxhimit përgjegjshëm të borxheve, borxhi publik i shtetit është zvogëluar sot, për herë të parë pas vitit 2008”, thonë nga LSDM.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM, punon vazhdimisht për sigurimin një standardi kualitativ jetësorë për qytetarët dhe përmirësimin e ekonomisë së shkatërruar.

Paratë e qytetarëve më nuk shpenzohen për palma, shelgje, përmendore dhe rrota panoramike, por për rroga minimale më të larta, për zgjidhjen e problemit me punëtorët e tepërt, për masat për punësim dhe ndihmesën e ndërmarrjeve vendore”, thonë nga LSDM.

Comments