VMRO –DPMNE akuzon qeverinë për deponinë e Strugës

217

VMRO –DPMNE ka reaguar pas vendimit të djeshëm të qeverisë që urgjentisht të zgjidhet problemi me deponinë në Strugë.

Nga VMRO –DPMNE nëpërmjet një kumtese, këtë vendim të Qeverisë e quajnë joserioz dhe të papërgjegjshëm.

“Është joserioze dhe e papërgjegjshme që Qeveria pas dy muajve të plotë, pasi qytetarët e Strugës janë helmuar çdo ditë nga djegia e deponisë, të sjell vendim për zgjidhje urgjente të këtij problemi serioz. Qeveria lejoi që dy muaj deponia të hemojë qytetarët dhe të shkatërrojë sezonin turistik në këtë rajon”, thonë nga VMRO –DPMNE.

Nga VMRO –DPMNE kërkojnë qe Qeveria në vend që të merret me punësime partiake, të fokusohet në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Comments