VMRO-DPMNE: Gjyqësia të mos i nënshtrohet kanosjeve të LSDM-së

183

Gjyqësia nuk guxon t’i nënshtrohet kanosjeve të LSDM-së. Gjykatësit duhet ta ruajnë integritetin dhe kredibilitetin profesional dhe të gjykojnë sipas ligjit pa dallim të kanosjeve për shkarkim të tyre nëse nuk u përkulen vullnetit të Zaevit, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së ndaj kumtesës së sotme të LSDM-së.
“LSDM-ja është udhëhequr nga krimineli i aboluar dhe kryen presion të vazhdueshëm ndaj gjyqësisë. Maqedonia njëherë pa se si duket kur LSDM-ja në një ditë ndryshon 617 gjykatës dhe prokurorë me të atillë sipas modelit të tij. Opinioni me sytë e vet ka parë edhe se si eksponenti i LSDM-së në gjyqësinë PSP i mbron nxënësit e saj. Janeva e liroi Verushevskin, e aboloi për herë të dytë Zaevin dhe zbaton ndjekje publike kundër VMRO-DPMNE-së”, qëndron në reagimin nga VMRO-DPMNE-ja.
Gjyqësia, siç potencojnë nga partia, nuk guxon t’u përkulet kanosjeve të LSDM-së.
“Për shkak të shantazheve të këtilla kriminele të LSDM-së qytetarët e mposhtën për të dhjetën herë me radhë dhe nuk ia dhanë mbështetjen e tyre, edhe krahas tentimeve të LSDM-së që në mënyrë kriminele të blejë vota dhe ta falsifikojë demokracinë në Maqedoni”, thuhet në kumtesën nga VMRO-DPMNE-ja.

Comments