VMRO – DPMNE i bën thirrje LSDM-së të dorëzojë kërkesë për shpërndarje të Kuvendit



Partia në pushtet, VMRO – DPMNE, sot i bëri thirrje LSDM-së, që të dorëzojë kërkesë deri në Kuvendin e Maqedonisë për shpërndarjen e saj.
Nga partia thonë se kjo ide u është “inkurajuar nga mbledhja e djeshme nën organizimin e LSDM-së/Sorosit, nga retorika e zbrazët të cilën e dëgjojmë dhjet vjet më pas, por edhe nga dëshira e shumicës së qytetarëve të cilët duan që t’i jepet fundit krizës politike, që LSDM-ja e futi Maqedoninë.
“Nëse LSDM mbledhë guxim, i bëjmë thirrje kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, që ta vendosë në rend dite që të shqyrtohet dhe miratohet. Qytetarët duan që përfundimisht të mbarojë kriza politike që LSDM e futi Maqedoninë”, thonë nga VMRO – DPMNE.