VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Taravarit

200

VMRO-DPMNE ka reaguar lidhur me vdekjen e e babë e bir nga Gostivari, që sot u njoftua edhe nga Klinika Infektive në Shkup.
Nga kjo parti thonë se kjo është rezultat i neglizhencës dhe paaftësisë së ministrit Taravari.

Dafina Stojanovska ka deklaruar se neglizhenca e ministrit mori dy jetë të moshës 47 dhe 23 vjeçare, kurse opinioni u njoftua sot.

Sipas saj mungesa e diagnozës është arsyeja se pse vdiqën këta dy persona, kurse gjashtë të tjerë janë në rrezik për jetë për shkak se nuk ka reagent në Institutin e Shëndetit Publik. Për këtë, mban përgjegjësi direkte ministrin Taravari.

“Pse për disa ditë po heshtet se po përhapet një sëmundje vdekjeprurëse në të gjithë vendin dhe pse po heshtet se dy persona kanë vdekur si pasojë e saj? Sipas informacioneve tona në rrezik janë edhe 6 persona të cilët aktualisht janë në Klinikën Infektive.

Paaftësia e Qeverisë së Zaevit më në fund doli në shesh. Në periudhën e kaluar vazhdimisht kemi folur për paaftësinë e Qeverisë Zaev, por për fat të keq erdhi deri tek më e keqja.

Paaftësia, mos përkushtimi dhe neglizhenca e Qeverisë Zaev mori dy jetë njerëzish. Burimet tona thonë se bëhet fjalë për sëmundje të rëndë infektive të shkaktuar nga një virus, që do të thotë se kjo sëmundje shumë shpejtë përhapet mes njerëzve dhe është me rrezik jete.

Gjithashtu njohuritë tona thonë se për disa ditë sipmtomat e të ndjerëve nuk janë trajtuar siç duhet dhe nuk janë marrë të gjitha masat nga ana e autoriteteve shëndetësore, pasi bëhet fjalë për sëmundje virale e cila shpejt përhapet, nuk janë marrë masa izoluese karantine, si dhe të ndjerit nuk kanë pasur tretman në karantinë.

Kështu që ka indikacione serioze që sëmundja të jetë e përhapur në mes njerëzve që kanë qenë në kontakt, si edhe personeli shëndetësor që kanë punuar në spitalin e Gostivarit dhe në klinikat e Shkupit.”, ka deklaruar Stojanoska.

Neglizhenca, paaftësi dhe përgjegjësia në këtë rast i takon pikërisht Ministrit të Shëndetësisë Taravari thonë nga VMRO-DPMNE duke theksuar se gjënë më të vogël që duhet ta bëjë për momentin Taravari është që të japë dorëheqje bashkë me të gjithë ekipin e tij.

Comments