VMRO-DPMNE sot kërkoi tërheqjen urgjente të, siç thanë, vendimeve joligjore të Qeverisë me të cilat emërohen drejtorët e disa institucioneve të caktuara dhe respektimin e ligjeve.
“Spase Gligorov është propozimi i Qeverisë së LSDM-së, ndërsa ai njëherësh është anëtar i Këshillit ekzekutiv të SLDM-së. Neni 16 paragrafi 1 i Ligjit për nëpunës shtetërorë është i qartë, citoj: drejtor i agjencisë për nëpunës shtetëror nuk guxon të jetë ndonjë person i cili është anëtar i organeve të partisë politike”, deklaroi sot Emilija Aleksandrova e VMRO-DPMNE-së.
Me propozimin e tij Qeveria e LSDM-së e shkel ligjin dhe në vend të profesionalizmit, siç tha, dëshiron të zbatojë partizim rigoroz të administratës.
Ligjet dhe procedurat, sipas Aleksandrovës, nuk janë respektuar edhe për emërimin e drejtorëve të Gazetës Zyrtare, Entit Shtetëror për Statistikë, Agjencisë për të Rini dhe Sport, Arkivit Shtetëror, Inspektoratit Drejtues, i cili obligohet t’i mbrojë procedurat të cilat LSDM-ja i shkel me të madhe.