VMRO-DPMNE, LSDM-ja punëson kuadro jokompetente; LSDM, ballafaqimi me përgjegjësin, frikson Gruevskin

132

As kjo dit nuk mbeti pa përplasje mes dy partive më të mëdha maqedonase në vend, VMRO-DPMNE dhe LSDM…

Partia e Nikolla Gruevskit, akuzojn LSDM-në se nuk po mbajn premtimet e dhëna qytetarëve para zgjedhjeve, por bëjn të kundërtën.

Sipas tyre vetëm për një muaj qeverisje, LSDM ka arritur t’I mbush ministrit dhe qeverin me kuadro jokompetent dhe të Sororsit .

“LSDM me këtë bën diskriminin të qytetarëve të dorës së parë. Gjithë ata që nuk janë anëtarë të LSDM-së do të thotë se nuk mund të kenë të drejtat themelore në shtet. Për këtë arsye VMRO-DPMNE ja u bën thirrje përfaqësuesve ndërkombëtar në Maqedoni dhe bashkësisë ndërkombëtare të reagojnë në këto thyrje të parimeve të demokracisë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga LSDM-ja akuzojn Liderin e VMRO-DPMEN-së se ai nuk ka menduar asnjëherë për nevojat e qytetarëve, por për përmbushjen e dëshirave personale, por pikërisht për këtë sjellje të tij shumica e qytetarëve e dënuan në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Qytetarët shumë mirë e dijnë se si ka qeverisur Gruevski. Gjithë opinioni ka dëgjuar si dhe kush urdhëroi rrënimin e “Kosmosit”, kush dhe si është marrë vesh për ndërtimin e autostradave, si janë bërë parregullsitë zgjedhore dhe si është porositur dhuna para Komunës Qendër”, thuhet në reagimin me shkrim të LSDM.

Sipas tyre sjelljet e ktilla të Gruevskit, shkaktohen nga frika e tij për tu ballafaquar me përgjegjësinë.

Comments