VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të mbajtur nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili tha se sipas rregullores, mandati duhet t’i jepet LSDM-së për formimin e qeverisë.
Sipas deklaratëve të LSDM-së, ”Republika e Maqedonisë nuk do të udhëhiqet nga një kriminel i falur, e as që do të ketë qeveri prosorosoide”, duke shtuar se qytetarët më 11 dhjetor i dhanë mbështetje daljes nga kriza dhe votuan për projekte, reforma dhe zhvillim.
“Qytetarët më 11 dhjetor i dhanë fund shkatërrimit dhe tradhëtisë së promovuar nga LSDM-ja. Zaevi do të mbahet mend si shkelës dhe injorues i Kushtetutës së vendit” , thuhet në reagimin e VMRO-së.