VMRO-DPMNE: Nuk qëndrojmë pas protestave/ LSDM: VMRO-ja të braktisë politikat e urrejtjes

462
fresco

VMRO-DPMNE mohon se qëndron pas protestave kundër miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe kërcënimeve që u bëhen deputetëve të LSDM-së për shkak se kanë votuar pro këtij ligji. Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se VMRO planifikon protesta por për ato do të njoftohet opinion në kohë.

“Jo apsolutisht. Ne treguam shumë qartë se çfarë pason dhe cilat janë hapat e VMRO DPMNE-së në periudhën që pason si deh kur do të fillojnë protestat që do të organizohen nga VMRO DPMNE. Opinioni, populli dhe të gjithë që kanë qëllime të mira dhe duan të na bashkangjiten do të informohen saktë se kur do të ndodh ajo”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së.

Mickoski, akuzoi pushtetin për shkelje të kushtetutës gjatë miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve ndërkaq, i doli krah presidentit Ivanov, I cili sipas tij, me mosdekretim të ligjit po përpiqet të mbrojë kushtetutën.

“Fillimisht e uzurpuan Kuvendin, i thyen të gjitha procedurat e mundëshme në Kuvend që të miratojnë ligjin antikushtetues për gjuhët dhe, pasi e miratuan me dhunë, ndërsa Kryetari Ivanov vendosi që ta mbrojë Kushtetutën, morrën ofanzivë që ta sulmojnë se ai po e shkel Kushtetutën”, shtoi Mickoski.

Mirëpo, LSDM vlerëson se VMRO me veprimet destructive dhe bllokimin e Kuvendit po shantazhon demokracinë.

“VMRO DPMNE sërish u përpoq që me konflikt dhe dhunë të nxis ndarje, por shumica e qytetarëve i hodhën poshtë këto veprime destructive të opozitës. Askush nuk është mbi Kushtetutën, ndërsa Gjorge Ivanov është i detyruar që të zbatojë detyra që i janë ndarë me Kushtetutë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Veç kësaj, partia e Zaevit fton VMRO DPMNE-në që të braktisë politikat e urrejtjes.

/TVM2/

Comments