VMRO-DPMNE: Policia po përgjon zyrtarët tanë

348

VMRO-DPMNE ka akuzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme se në bashkëpunim me Prokurorinë Publike dhe gjykatat është duke i përgjuar krerët e VMRO DPMNE-së. Sipas Olver Andovon nga VMRO-DPMNE-ja, kjo që ndodh në Maqedoni paraqet një skandal.

Këtë që e bën MPB-ja është legale dhe me urdhër të gjykatës përmes prokurorisë publike. Pikërisht prokuroria është ajo që po kryen hetimet. Kështu shkruan MPB në pyetjen tonë nëse i ndjek komunikimet e krerëve të VMRO DPMNE-së. Ky është një skandal dhe sulm ndaj demokracisë pluralizmit dhe mendimit të lirë, ky është një skandal I madh dhe nuk ka parti tjetër opozitare në botë ku udhëheqësit e sajë përgjohen, ndërsa MPB-ja këtë publikisht e pranon – tha Oliver Andonov, VMRO-DPMNE.

Nga MPB i kanë hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se ndjekja e komunikimeve bëhet në mënyre ligjore dhe pa prapavijë politike.

“Ministria e punëve të Brendshme i hedh poshtë në tërësi pretendimet në opinion nga një parti politike. Koha e keqpërdorimeve në MPB për përfitime partiake ka përfunduar me ndryshimin e qeverisë. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndjekja e komunikimeve bëhet ekskluzivisht në parim me procedurat e parapara në aktet ligjore dhe nën ligjore. Në mënyrë plotësuese përkujtojmë se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ekzistojnë dy komisione vëzhguese, detyra e të cilëve është vëzhgimi i punës së DSK-së dhe Agjencisë për Kundërzbulim dhe zbatimi i masa të veçanta. Në çdo moment mund të bëhet kontroll në zbatimin e këtyre masave”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Së fundmi, lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski lëshoi akuza se krerët e VMRO-DPMNE-së janë duke u përgjuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Comments