VMRO-DPMNE: Politikat e LSDM-së e çojnë shtetin drejt kolapsit
LSD me politikën katastrofale dhe shkatërruese e shtyn shtetin drejt kolapsit ekonomik, njofton në kumtesë VMRO-DPMNE-ja.
“Të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare siç janë Banka Botërore dhe FMN projektojnë fotografi të zezë për ekonominë e Maqedonisë vetëm disa muaj pas ardhjes në pushtet të SDS-së. Qytetarët janë në prag të ekzistencës, shpenzimet rriten, ndërsa pagat po ulen”, theksohet në kumtesën.
Për shkak të politikës shkatërruese të cilën e zbaton SDS me të cilën u ndërprenë të gjitha investimet kapitale të cilat i filloi VMRO-DPMNE ekonomia e Maqedonisë shkon në drejtim të kolapsit të tërë.
“Politikat e këqija ekonomike të Qeverisë dhe të Zaevit kontribuan për rënien e pagës mesatare për 0,7 për qind. Ulen pagat, rriet varfëria, rritet papunësia, u ngrinë rritjet e pensioneve, i tërë shteti filloi të fundoset vetëm për pesë muaj të sundimit të kësaj qeverie”, nënvizohet në kumtesë.
Derisa standardi i jetesës së qytetarëve në mënyrë komstante ulet, udhëheqësia në Qeverinë e SDS-së dhe Zaevit inkasojnë shuma milionëshe në llogaritë e tyre.