VMRO-DPMNE pyet Kocijançiqin: Kujt duhet t’ i jepet mandati” ? (Video)  

453
 

Dy ditë pas vendimit të BDI-së që të mos koalicionojë me VMRO-DPMNE-në, nga kjo e fundit akoma nuk kanë dalë me qëndrim zyrtar në lidhje me atë se çka kanë pranuar e çka kanë refuzuar nga kushtet e BDI-së. Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së nuk bëjnë të ditur madje as hapat e mëtutjeshme, por thonë se mandati duhet t’u mbetet atyre, sepse kështu kanë vendosur qytetarët në zgjedhjet e fundit. Sot nga kjo parti përsëri dolën me kumtesë përmes së cilës i bënë thirrje zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiq ta sqarojë deklaratën e saj dhe të tregojë se në bazë të cilës pjesë të kushtetutës së Maqedonisë pret që presidenti Ivanov të caktojë dikë për formimin e një Qeverie sa më të gjerë.Raport i TV21 Tv nga Maqedonia.

Comments