VMRO-DPMNE edhe sot ka dalë me kundërshtimin e saj kundër marrëveshjes së Prespës….
1,2 milionë qytetarë të Republikës së Maqedonisë më 30 shtator thanë jo për ndryshimin e emrit, identitetit, gjuhës dhe historisë, jo për shmangien e shumicës maqedonase në fqinjësi.
“Qytetarët thanë jo për marrëveshjen kapitulluese të Prespës dhe shitjen e interesave shtetërore dhe kombëtare me qëllimin e vetëm, shpëtim i karrierës politike të Zoran Zaevit. Secili nga deputetët është zgjedhur nga qytetarët që t’i përfaqësojnë ata dhe vullnetin e tyre, ndërsa vullneti i qytetarëve është i qartë, ata nuk e pranojnë veprën kapitulluese të quajtur Marrëveshja e Prespës”,- theksojnë nga VMRO-DPMNE.
“Zaev është i shantazhuar pasi shkon kundër vullnetit të qytetarëve. I shantazhuar për krimet e tij dhe krimet e bashkëpartiakëve të tij me të cilët vetëm për një vit e gjysmë zbatuan grabitje holivudiane në Maqedoni. Qytetarët nuk mundet dhe nuk guxojnë ta paguajnë çmimin e koncesioneve të Zaevit, për politikën e tij të basteve “all I”. Armiqësia e pushtetit duhet të ndalojë, Kushtetuta dhe ligjet duhet të respektohen. Zaev frikësohet nga prokuroria e pavarur dhe objektive, që do ta hetojë rastin “Ryshfeti”, rast të cilin i gjithë shteti e pa se si kërkon ryshfet nga një biznesmen i Strumicës në vlerë prej 200 mijë eurove, përveç gjykatës. Pushteti frikësohet nga gjyqësori i cili në vend se t’i amnistojë krimet e funksionarëve shtetërorë dhe partiakë të LSDM-së, do të ndiqet për krimet e kryera. Shteti juridik do të kthehet vetëm kur të formohet prokurori e pavarur, e cila do t’i hetojë tenderët e përgjakshëm, grandet kriminale dhe falsifikimin zgjedhor të referendumit”,- thonë nga VMRO-DPMNE.