VMRO-DPMNE: RRITET PANIKU, LSDM-SË POPULLI IA DHA POROSINË



“E panë porosinë dhe për këtë arsye po rritet paniku. Qytetarëve i ka ardhur te hunda nga kriza dhe destrukcioni. Duan që përfundimisht shteti të përkushtohet në problemet reale. Duan hapjen e vendeve të reja të punës, fabrika të reja, investime në infrastrukturë, në arsim, në shëndetësi ” thanë nga Vmro-Dpmne.
LSDM-ja e pa porosinë e djeshme nga populli. Koha është për dalje nga kriza. Për këtë arsye nuk mund tash ta fshehin frikën. Populli është ai që do të zgjedh midis programit më voluminoz dhe projekteve konkrete që po i afron VMRO dhe gënjeshtrave e manipulimeve të kriminelit të aboluar Zoran Zaev.
Po afrohet 11 dhjetori, ndërsa atëherë në ditën e zgjedhjeve, LSDM-së do t`i ndodh popull edhe më i madh. LSDM-së do t`i ndodh referendum me të cilin qytetarët në mënyrë masive do t`i dënojnë për dy vite konflikte, bllokade dhe peng marrje në të cilën e kanë mbajtur Maqedoninë. Krimineli i aboluar, Zoran Zaev është i frikësuar, pasi që përkrahja prej 63 deputetëve të cilët do t`i fitoje VMRO do të nënkuptonte përfundim definitiv të politikës së tij destruktive dhe rrënim të gjitha gënjeshtrave dhe manipulimeve të bashkëpunëtorëve të tij se pa dallim se çka do të humb, përsëri do të jetë në qeveri.
“Me fat zgjedhjet”, thanë nga VMRO-DPMNE-ja.