Republika e Maqedonisë është shteti i vetëm në Evropën demokratike e cila në burgjet e saj ka të burgosur politik, njerëz viktima të ndjekjes së Zoran Zaevit. Gabimi i vetëm i këtyre njerëzve është që mes të parëve e ngritën zërin kundër politikave katastrofale të Zoran Zaevit dhe LSDM-së.
Për Zaevin e alobuar nuk ishte e mjaftueshme t’i arrestojë këta njerëz dhe të urdhërojë gjykime kundër tyre, dhe tani interesohet për jetët e tyre. Nuk ndalen kërcënimet publike ndaj funksionarëve të VMRO-DPMNE-së nga ana e grupit të Kumanovës, njerëz të cilëve Zoran Zaev u ka premtuar amnisti ose ndonjë lloj hetimi ndërkombëtar për ngjarjet në të cilat dhjetëra nëpunës policor ishin likuiduar ose lënduar rëndë.
Me shikim të faktit që institucionet aspak nuk reagojnë në kërcënime të tilla, hapet dyshimi se ndoshta kanë ndonjë mbështetje nga strukturat e pushtetit.
Shteti juridik në Maqedoni do të kthehet kur të shkojë LSDM. Drejtësia do të kthehet kur Zoran Zaev do të shkojë në pensionin e tij politik. Ky persekutim politik duhet të përfundojë!
Qendra për komunikime me opinionin VMRO-DPMNE

