Në Kuvend vazhdon maratona për shkarkimin e Zvërlevskit. Për të dhjetën herë vazhdoi seanca e gjashtë e Kuvendit, në rendin ditor të të cilit është pika për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror. Atmosfera është e ngjashme sikur edhe ditët e tjera. Për të marrë fjalën, për replika dhe kundër replika paraqiten vetëm deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët kërkojnë të caktohen seanca të tjera, si për shembull për zjarret apo për deponitë. Kryeparlamentari Talat Xhaferi thotë se për 5 ditë, për 8 deputetët e paraqitur për të marrë fjalën, ka pasur mbi 200 replika.
Nga 7 deri më 12 gusht, ndaj 8 deputetëve që janë paraqitur për të marrë fjalën, ka pasur 200 replikues. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi zbardhi një informacion i cili dëshmon se deputetët e opozitës, një përfaqësuesit të zgjedhur nga populli i replikojnë mbi 20 herë. Xhaferi akuzon se replikat ndërmjet tyre, deputetët e VMRO-DPMNE-së i shfrytëzojnë për tema të tjera, e jo për shkarkimin e Zvërlevskit – që është pikë e rendit ditor.
“Nëse do të kishit folur për temën, ky debat do të përmbyllej dhe do të fitoheshin 7 ditë për të diskutuar edhe për deponitë dhe për çdo nismë që keni dorëzuar si deputetë”, u shpreh Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.
Edhe vazhdimi i sotëm i seancës së gjashtë u zhvillua ngjashëm si seancat e tjera. Të vetmit që e merrnin fjalën, që replikonin dhe kundër-replikonin ishin deputetët e VMRO-DPMNE-së. Koordinatori i LSDM-së Tomisllav Tuntev nga foltorja e kuvendit theksoi se kanë hequr dorë nga diskutimi sepse konsiderojnë se është e kotë të diskutohet dhe të harxhohet kohë.
“Zoti Zvërrllevski nuk do të shkarkohet nga puna, nuk do t’i pushojë marrëdhënia e punës. Zoti Zvërrlevski vetëm nuk do të jetë prokuror publik shtetëror. Pra do t’i ndërpritet funksioni, ndërsa ndërprerja e mandatit të funksionarit është në kompetencë të këtij Kuvendi”, tha Tomisllav Tuntev, Deputet i LSDM.
Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE, duke u thirrur në nenin 8a të Kodit Zgjedhor, thotë se shkarkimi i Zvërllevskit është i paligjshëm dhe se janë të paligjshme të gjitha vendimet për ndërrimin e udhëheqësve të institucioneve, pas shpalljes së zgjedhjeve lokale.
“Emërojnë persona për drejtues të institucioneve vetëm një javë pas shpalljes së zgjedhjeve, ndërsa i “para – datojnë” dokumentet e 5 gushtit dhe më herët sepse e dinë se neni 8a vlen për të gjithë. Një ditë kjo çështje duhet të hapet. Përse të gjithë dokumentet janë të “para-datuara”?”, tha Ilija Dimovski, Deputet i VMRO-DPMNE.
Vazhdimi i dhjetë i seancës së gjashtë nuk i ndryshoi qëndrimet e partive politike. Për LSDM-në, Zvërllevski funksionin e tij e ka ushtruar në mënyrë të paligjshme dhe joprofesionale, ndërsa për VMRO-DPMNE-në, Zvërlevski as edhe një herë të vetme nuk ka marrë raport negativ për punën e tij. 21 Maqedoni