VMRO-DPMNE: Udhëheqësit e Partisë nuk e kanë ndër mend të arratisen

392
fresco

VMRO-DPMNE sot në konferencën për shtyp ka akuzuar Prokurorinë Speciale për ankesat në Gjykatën e Apelit, sipas kësaj partie, kjo prokurori po vepron me motive politike, dhe bën me dije se krerët e partisë nuk e kanë në plan të arratisën dhe duhet t’u kthehet pasaporta.
“Kërkesa për paraburgim për udhëheqësin e VMRO-DPMNE e dërguar për apel , është fyerje dhe presion ndaj gjykatës që të mos i përmbys vendimet e padrejta për marrjen e pasaportës të të akuzuarve. Udhëheqësja e VMRO-DPMNE nuk kanë ndërmend të arratisen, për shkak se nuk kanë kryer asnjë krim dhe gjithmonë kanë punuar sipas kushtetutës dhe ligjit. Udhëheqësit e partisë janë njerëz me dinjitet dhe integritet, të cilët shijojnë reputacion të madh si në Maqedoni , ashtu edhe jashtë, të njejtët përshkak funksionit të tyre në parti shpesh herë janë në udhëtime, nga fillimi I procedurave kundër tyre deri më tani ato kanë qenë disa herë jashtë vendit dhe nëse po donin që të arratiseshin do e kishin bërë shumë herë deri tani.” – ka thënë në konferencën për shtyp, Orce Gjerogjievski, nga rradhët e VMRO-DPMNE.

Comments