VMRO DPMNE-ja opozitare kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtores së Klinikës së hematologjisë, Irina Panovska. Kjo e fundit, sipas VMRO-DPMNE-së, i ka ndarë kompanisë së të atit të saj tender prej 3 milion eurosh. Opozita nuk konteston faktin se kompania familjare “Dr.Panovski” mund të punojë në sferën e vetë, por thekson se në këtë rast ka konflikt të qartë të interesave.
Venko Filipçe dhe Irina Stavridis Panovska duhet të ikin nga funksionet. Është e paparamendueshme në institucion publik t’indajë tender me konfliktit të qartë të interesave kompanisë së babait të drejtoreshës aktuale, në të njëjtën kohë e gjithë kjo të tregohet si akt biroktarik. Është e nevojshme të anulohet tenderi, të anulohet marrëveshja dhe të kthehen paratë. Gjithçka tjetër do të ishte verbëri e institucioneve – deklaroi Naum Stoilkovski, VMRO DPMNE .
Ministri, Filipçe për Tv Kanal 5, mbrëmë hodhi poshtë akuzat e VMRO-së. Ai tha se buxheti i Klinikës së hematologjisë është i lartë, për shkak se aty kurohen pacientë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Filipçe madje tha se për tenderin në fjalë, ka kërkuar të gjitha dokumentet nga Komisioni për Antikorrupsion dhe është konsultuar me policinë financiare por se nuk ka ndonjë mos-përputhje.