
VMRO-DPMNE kërkon të tërhiqet propozim-ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni dhe të kalojë në debat publik.
Sipas tyre është shkelur kushtetuta dhe flamuri evropian. VMRO-DPMNE thotë se dygjuhesia nuk është kërkuar si kusht i BE-së për hapjen e negociatave me Maqedoninë.
Kërkesa e kësaj partie për tërheqjen e këtij propozim-ligji nga rendi i ditës, nuk mori përkrahjen e deputetëve të shumicës, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.

